Sport
Gjyqtari nga Skocia do të ndajë drejtësinë në sfidën ndërmjet Austrisë dhe Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka zyrtarizuar emrin e gjyqtarit kryesor që do të udhëheqë ndeshjen e ardhshme mes Austrisë dhe Kosovës.
Drejtësia në këtë përballje i është besuar gjyqtarit skocez, Nicholas Walsh, i cili do të ketë mbështetjen e ekipit të tij të përbërë nga asistentët Francis Connor dhe Daniel McFarlane. Ndërkohë, roli i gjyqtarit të katërt i është besuar Donald Robertson, kurse në dhomën e sistemit VAR do të operojnë Steven McLean dhe John Beaton.
Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës është planifikuar të luhet të dielën, në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, me fillim nga ora 18:00.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: