Sport
Goditje e fuqishme në merkato: Llapi zyrtarizon talentin kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit Llapi ka realizuar një lëvizje të bujshme në tregun e transferimeve, duke siguruar shërbimet e një prej talentëve më premtues të futbollit tonë.
Bëhet fjalë për Ermis Selimaj, i cili ka zyrtarizuar marrëveshjen me klubin nga Podujeva duke vënë firmën mbi një kontratë trevjeçare, çka përbën një përforcim të ndjeshëm për organikën e skuadrës.
Lojtari i ri është njëkohësisht pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Shqipërisë për grupmoshat U-21, duke dëshmuar potencialin e tij të lartë në arenën ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, Selimaj ka mbrojtur ngjyrat e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit grek, si PAOK-u dhe AEK-u i Athinës, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës PAS Giannina, ekip ku dikur ka lënë gjurmë edhe ish-mbrojtësi i njohur kuqezi, Andi Lila.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: