Politikë
Kurti zhvillon takimin e parë historik me Trumpin: Uashingtoni mbetet partneri ynë më i rëndësishëm
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një takim paraprak me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, duke shënuar kështu kontaktin e tyre të parë zyrtar.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i ekzekutivit kosovar, i cili ka ndarë detajet e këtij takimi me ndjekësit e tij në platformën sociale Facebook.
Sipas shefat të Qeverisë, biseda është fokusuar te zhvillimet e sigurisë globale dhe euroatlantike, ku ai ka shprehur mirënjohjen e tij për rritjen e buxheteve dhe investimeve në mbrojtje brenda Aleancës Veriatlantike, një organizatë ku synim strategjik mbetet edhe anëtarësimi i Kosovës.
Në mesazhin e tij të plotë të shpërndarë për opinionin publik, Kurti ka theksuar:
"Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump.
E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës."
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: