Sport
Nga talent te rekordmen: Ylli me origjinë shqiptare arrin shifrën prej 8 milionë eurosh në treg
Reklamë e Sponsorizuar
Arda Okan Kurtulan po kalon një periudhë fantastike forme, duke shënuar një tjetër ngritje të rëndësishme në karrierën e tij me fanellën e Göztepe. Futbolli i ri, i lindur në Stamboll por me rrënjë shqiptare, ka regjistruar një rritje të ndjeshme në vlerën e tij të kartonit, duke kapur shifrën e 8 milionë eurove në sajtin e specializuar të vlerësimeve, “Transfermarkt”.
Për 23-vjeçarin, ky është kuota më e lartë e arritur ndonjëherë në karrierë, ndërkohë që vetëm prej mbylljes së sezonit të shkuar ai ka regjistruar një rritje prej 1 milion eurosh. Falë këtij ecurie pozitive, ai renditet si futbollisti i dytë më i shtrenjtë në organikën e skuadrës që militon në Superligën turke.
Në ambientet sportive, emri i Kurtulan lakohet shpesh si zëvendësuesi ideal i Elseid Hysajt në krahun e djathtë të mbrojtjes te Kombëtarja kuqezi. Aktualisht, nëse do të vishte fanellën e Shqipërisë, ai do të pozicionohej në vlerë pas emrave si Anis Mehmeti, Kristjan Asllani, Ernest Muçi e Mirlind Daku, ndërkohë që për shkak të paraqitjeve të tij, talenti mbetet gjithashtu në vëmendjen e Përfaqësueses së Turqisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: