Sport
Kthehet qetësia te Sigal Prishtina: Hiqen sanksionet e BAT-it, bardheblutë gati për parket
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i basketbollit Sigal Prishtina ka marrë lajmin e shumëpritur nga Gjykata e Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) pranë FIBA-s, e cila ka hequr zyrtarisht masat ndëshkuese ndaj skuadrës kryeqytetase.
Falë këtij zhvillimi pozitiv, kryeqytetasit tani kanë dritën jeshile për të federuar prurjet e reja në skuadër dhe për t'iu rikthyer menjëherë angazhimeve zyrtare në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kujtojmë se ngujimi i Prishtinës në listën e zezë të këtij institucioni erdhi si pasojë e tri rasteve të mëparshme të shlyerjes së paplotë të detyrimeve financiare, çështje e cila tashmë i takon të kaluarës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: