Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Mbi 100 mijë njerëz morën pjesë në protestën e 1 Tetorit

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbi 100 mijë njerëz morën pjesë në protestën e 1 Tetorit
Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër” ka deklaruar se në protestën e së enjtes në Prishtinë morën pjesë mbi 100 mijë njerëz. Tasholli, duke folur në emisionin “Pressing”, tha se një matje precize e numrit të protestuesve nuk është bërë, përveç nëse një të tillë e ka realizuar Policia e Kosovës. “Në shesh ishin mbi 100 mijë njerëz, ajo është e rëndësishme. Matje precize nuk ka dikush, pos Policisë”, ka thënë Tasholli. Ai bëri të ditur gjithashtu se “Liria ka Emër” nuk planifikon të ndalet me aktivitetet e saj, duke paralajmëruar veprime të tjera në ditët në vijim. “Liria ka Emër nuk e ka ndërmend me u ndalë, po do t’i shohim edhe aktivitetet e tjera, prej atyre më kreative, deri te ato radikale”, u shpreh Tasholli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar