Kronikë
Mbi 100 mijë njerëz morën pjesë në protestën e 1 Tetorit
Reklamë e Sponsorizuar
Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër” ka deklaruar se në protestën e së enjtes në Prishtinë morën pjesë mbi 100 mijë njerëz.
Tasholli, duke folur në emisionin “Pressing”, tha se një matje precize e numrit të protestuesve nuk është bërë, përveç nëse një të tillë e ka realizuar Policia e Kosovës.
“Në shesh ishin mbi 100 mijë njerëz, ajo është e rëndësishme. Matje precize nuk ka dikush, pos Policisë”, ka thënë Tasholli.
Ai bëri të ditur gjithashtu se “Liria ka Emër” nuk planifikon të ndalet me aktivitetet e saj, duke paralajmëruar veprime të tjera në ditët në vijim.
“Liria ka Emër nuk e ka ndërmend me u ndalë, po do t’i shohim edhe aktivitetet e tjera, prej atyre më kreative, deri te ato radikale”, u shpreh Tasholli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: