Politikë
Çitaku pas protestës për UÇK-së: Zgjidhjet kërkojnë veprime konkrete, jo deklarata boshe
Reklamë e Sponsorizuar
Reagimet e figurave të larta politike nuk kanë munguar pas protestës së mbrëmshme, ku në fokus ka qenë edhe vendosja e simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fasadën e objektit të Qeverisë. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vlerësuar si veprim pozitiv praninë e këtij simboli, por ka kujtuar se tash e sa ditë, qytetarët brenda vendit dhe bashkatdhetarët në diasporë po ngrenë zërin përmes marshit “Jo në Emrin Tim”.
Në këtë kuadër, zyrtarja e lartë e opozitës i ka bërë thirrje kreut të ekzekutivit, Albin Kurti, që vullnetin e shprehur për mbrojtjen e vlerave të luftës ta shndërrojë në nismë ligjore, duke e proceduar atë për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Sipas saj, mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkon mbështetje institucionale dhe vendime shtetërore e jo instalacione artistike apo retorikë politike.
Në mbyllje të reagimit të saj, Çitaku i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit, duke e ftuar atë që të kalojë nga fjalët tek veprat konkrete.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: