Botë
Përballja Izrael-Kosovë, mesazhi special nga ambasadorja Tamar Ziv
Reklamë e Sponsorizuar
Pak orë para fillimit të duelit mes Izraelit dhe Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve, ka reaguar zyrtarisht diplomatetja e lartë izraelite në vendin tonë.
Përmes një postimi të shpërndarë në platformën sociale “X”, ambasadorja Tamar Ziv ka përcjellë urimet e saj për të dyja përfaqësueset, duke vënë theksin te rëndësia e fair-play-t dhe korrektësisë në fushën e blertë.
“Sonte, Izraeli dhe Kosova përballen në fushën e futbollit. U uroj të dyja skuadrave një ndeshje të shkëlqyer, të luajtur me pasion, respekt dhe frymë të vërtetë sportive. Le ta afrojë edhe më shumë kjo mbrëmje popujt tanë”, ka shkruar Ziv në mesazhin e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: