Sport
Formacion i përmbysur i Kosovës ndaj Izraelit: Foda lë në stol Muriqin dhe Zhegrovën
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme për të disputuar sfidën e tretë në kuadër të Ligës B në Ligën e Kombeve.
"Dardanët" do të kërkojnë rezultat pozitiv në transfertë përballë Izraelit. Përfaqësuesja kosovare vjen në këtë duel pas disfatës 3-1 të pësuar nga Austria, ndërsa nga ana tjetër, skuadra izraelite kërkon kthesën pas humbjes në shtëpi me shifrat 0-3 përballë Irlandës.
Për këtë përballje, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka ndryshuar rrënjësisht rreshtimin titullar. Lëvizja më e bujshme në formacion është lënia e sulmuesit kryesor Vedat Muriqi në bankinën e rezervave.
Njëkohësisht, nga minuta e parë nuk do të nisë as anësori i rrezikshëm, Edon Zhegrova, i cili gjithashtu do ta ndjekë fillimin e ndeshjes nga stoli.
Formacioni zyrtar i Kosovës përbëhet nga: Shaipi; Avdyli, Devolla, Krasniqi, Vojvoda; Jashari, Kacuri, Matoshi, Ermal Krasniqi; Asllani, Rrahmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: