Sport
Goditje e rëndë për Kombëtaren e Kosovës: Vedat Muriqi mbetet jashtë sfidës ndaj Izraelit
Reklamë e Sponsorizuar
Pak momente para fillimit të sfidës mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve, janë zyrtarizuar formacionet e dy ekipeve, ku ajo që bie në sy është vendimi i trajnerit Franco Foda për të bërë plot shtatë ndryshime në përbërjen startuese, krahasuar me humbjen 3:1 kundër Austrisë pak ditë më parë.
Lajmi më shqetësues për “Dardanët” është mungesa e sulmuesit kryesor dhe golashënuesit më të mirë, Vedat Muriqi.
Sulmuesi nuk figuron as në formacionin bazë dhe as në listën e lojtarëve rezervë, pasi ka pësuar një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore para këtij takimi.
Sipas gjasave, ky dëmtim do ta mbajë Muriqin larg fushave për pjesën e mbetur të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: