Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Haxhiu apelon klasën politike: Ndaloni skenarët për zgjedhje të jahta, fokusi te votimi i presidentit

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haxhiu apelon klasën politike: Ndaloni skenarët për zgjedhje të jahta, fokusi te votimi i presidentit
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të distancohen nga çdo tentativë për ta dërguar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Gjatë një prononcimi publik, Haxhiu theksoi se në situatën aktuale, partitë duhet të intensifikojnë dialogun me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për kreun e shtetit, duke lënë anësh kalkulimet elektorale. “U uroj të gjitha partive politike të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për ta çuar vendin në zgjedhje. As për qytetarët e Republikës së Kosovës, as për vetë Republikën e Kosovës, por as në rrethanat në të cilat jemi, sidomos pas 16-17 shtatorit, nuk do të duhej as t’i shkonte në mendje dikujt që të bënin veprime të cilat çojnë drejt zgjedhjeve,” u shpreh ajo. Duke vënë në dukje afatet e ngushta kohore, Haxhiu nënvizoi se Kuvendi ka në dispozicion vetëm pak ditë, deri në fillim të muajit tetor, për të arritur një konsensus rreth figurës së presidentit. “Pres që siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti sot, të vazhdojnë. Është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës, gjatë këtyre pak ditëve që i kemi në dispozicion deri me 6 tetorë, që ta ketë një emër për president. Tash më ka një emer , megjithatë duhen votat në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prandaj unë pres që partitë politike të vazhdojnë diskutimet dhe që në mënyrë që të jetë që ta zgjedhim presidentin,” deklaroi Haxhiu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar