Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Goditje për Kosovën: Muriqi mbetet jashtë skuadrës për sfidën ndaj Izraelit

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 17:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje për Kosovën: Muriqi mbetet jashtë skuadrës për sfidën ndaj Izraelit
Kombëtarja e Kosovës do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të saj kryesor, Vedat Muriqi, në ndeshjen e rëndësishme kundër Izraelit. Sulmuesi nga Prizreni ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë seancës stërvitore të një ditë më parë. Edhe pse ai provoi të bashkohej me grupin përpara duelit, shqetësimet fizike nuk u shuan dhe përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të mos rrezikojë aspak me shëndetin e lojtarit. Si pasojë e kësaj mungese, në skemën taktike 3-5-2 pritet që dyshja e përbërë nga Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani të zërë vendin në formacionin titullar. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse shtatlarti prizrenas do arijë të rikuperohet në kohë për sfidën e radhës, atë të së dielës që do të zhvillohet në Prishtinë kundër Austrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar