Kronikë
Skandali i videove intime, Rozana Radi shpërthen: Nuk jam unë ajo, do t'ju çoj në gjykatë
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka thyer heshtjen përmes një reagimi të fortë publik, pasi emri i saj është lakuar në rrjetet sociale lidhur me shpërndarjen e materialeve me përmbajtje intime. Ajo ka mohuar në mënyrë kategorike çdo lloj ndërlidhjeje me videot që po qarkullojnë ditët e fundit.
Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për ndjekësit, artistja ka sqaruar se ajo nuk ka asnjë lidhje me videot e pretenduara dhe se të gjitha aludimet e ngritura ndaj saj janë plotësisht të rreme. Radi ka shtuar se nuk do të tolerojë më dëmtimin e figurës së saj publike dhe private.
Këngëtarja ka paralajmëruar hapur hapa ligjorë ndaj çdo individi që guxon të përhapë shpifje në dëm të reputacionit të saj. Ajo u ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve, duke kërkuar solidaritet nga gratë, vajzat dhe burrat që të mos bëhen pjesë e kësaj situate duke shpërndarë materiale që cenojnë integritetin e njerëzve.
Më poshtë po sjellim reagimin e plotë të Rozana Radit:
“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve.
Për mua, kjo mbaron këtu.
Për këdo që tenton të dëmtojë emrin, imazhin apo reputacionin tim përmes shpifjeve dhe të pavërtetave, do të ketë kallëzim penal dhe do të japë llogari përpara drejtësisë.
Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet.
Kam familjen time, kam partnerin tim në krah dhe kam një jetë timen.
Ju lutem, mos e përdorni dhe mos e njollosni emrin tim pa asnjë bazë.
Dhe ju lutem shumë, kërkoj bashkëpunimin e të gjitha vajzave, grave dhe burrave: mos jepni kësaj maskarade të poshtër që po ndodh në rrjetet shqiptare.
Mos shpërndani, mos amplifikoni dhe mos i jepni jetë dikujt që po përpiqet të dëmtojë emrin e njerëzve pa asnjë të vërtetë pas saj.
Nëse kjo vazhdon, do të ndiqet të gjitha procedurat ligjore që më takojnë.
Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia.”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: