Kronikë
Mbyllet protesta masive në Prishtinë, fëmijët e dëshmorëve dorëzojnë projektligjin e Speciales në oborrin e Qeverisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ka përfunduar tubimi masiv i organizuar në kryeqytet, i cili u thirr në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve dhe dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas dislokimit të qytetarëve drejt institucioneve, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë ndërmarrë një hap simbolik, duke dorëzuar gjithsej 120 pako që përmbajnë nismën për ndryshimin e ligjit aktual të kësaj gjykate.
Në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet qartë momenti kur Çlirim Haziri, i shoqëruar nga fëmijët e dëshmorëve, dërgojnë dhe lënë pakot zyrtare te ndërtesa e Ekzekutivit të vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: