Kronikë
Viti: Policia bastis shtëpinë e një personi, kapet armë automatike AK-47, fishekë dhe pranga
Reklamë e Sponsorizuar
Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Kabash të Vitisë, pasi gjatë kontrollit në pronën e tij janë zbuluar armë dhe pajisje të ndaluara.
Sipas autoriteteve policore, aksioni është ndërmarrë pas sigurimit të informacioneve, ndërsa gjatë kontrollit të detajuar në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një arsenal i tërë municioni dhe mjete të tjera.
Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet e ditur se si prova materiale janë sekuestruar një armë e gjatë automatike e llojit AK-47, dy karikatorë me 47 fishekë të kalibrit 7.62x39 mm, si dhe një palë dylbi.
Gjithashtu, gjatë bastisjes janë konfiskuar edhe 41 copë fishekë të kalibrit 9×19 mm, 24 fishekë të tjerë të kalibrit 7.62×39 mm, tre fishekë të kalibrit 7.65×17 mm, tre boksa metali, një palë pranga bashkë me çelësin e tyre, si dhe një brisk.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: