Aktuale
“Jo në emrin tim”: Ilir Shaqiri zbulon vargjet e fuqishme të këngës kushtuar çlirimtarëve
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri, ka ndarë me ndjekësit e tij tekstin e projektit të ri muzikor të titulluar “Jo në emrin tim”, një bashkëpunim ky i realizuar së bashku me djalin e tij, Korab Shaqirin.
Kjo këngë e re është paralajmëruar se do të jetë një nga pjesët përcjellëse të marshit për UÇK-në, duke sjellë një mesazh të fortë përmes vargjeve të saj.
Më poshtë është publikuar teksti i plotë i këngës nga vetë artisti Ilir Shaqiri:
Me të drejtë pyes botën sytë ku i ka?
I shpërblen armiqtë që na kanë vra
Vështirë e kanë mes ballit me na pa,
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra.
Kosova po thërret Jo në emrin tim.
Ditë-përditë na e shkelin n’fyt lirinë
Për shtatë faje që kurrë si kem ba.
Vështirë e kanë mes ballit me na pa.
Këto tri shkronja tona t’shenjta
Nëpër breza rrojnë te zemra
Gjersa dielli tokës ka me i ra
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: