Dhunë psikike e fizike për 16 vjet, largohet nga Kosova për t’i shpëtuar burrit – arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Publikuar më: 26-04-2025 10:02
Një rast i rëndë i dhunës në familje është zbuluar në Vushtrri, ku një grua ka denoncuar burrin e saj pas 16 vitesh abuzim të vazhdueshëm, raporton Gazeta Sinjali. Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 16 prill 2025, përmes aplikacionit “Info Kosova”, ankuesja S.G. (rreth 61-vjeçare) ka njoftuar Policinë se ishte kanosur për jetë nga bashkëshorti i saj, R.B. (rreth 68-vjeçar). Për shkak të frikës, gruaja është detyruar të largohet nga Kosova dhe aktualisht ndodhet tek motra e saj jashtë vendit (vend i njohur për redaksinë e Sinjalit). Në deklaratën e dhënë me shkrim, S.G. ka rrëfyer se për gjatë gjithë kohës së martesës kishte qenë viktimë e dhunës psikike dhe herë pas here edhe dhunës fizike, si pasojë e xhelozisë së burrit të saj. Pas raportimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarin R.B., i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në konsultim me Prokurorinë, ndaj tij është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu