Një person ankohet në polici se dikush i dëmtoi varrin e djalit

Publikuar më: 26-04-2025 10:02

Një person në Bresje të Fushë Kosovës është ankuar se i është dëmtuar guri i varrit të djalit të tij. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. “Bresje, Fushë Kosovë NN. Më 25.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është dëmtuar guri i varrit të djalit të tij. Në konsultim me prokurorit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton policia.

Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu