Politikë
Kurti pas takimit me Von der Leyen: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, sundimi i ligjit është forcuar edhe në veri
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar në ndërtesën e ekzekutivit presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të cilën e ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme dhe vizitat e shpeshta në Kosovë.
Gjatë konferencës për media, kreu i Qeverisë e ka cilësuar Kosovën si shembull të demokracisë elektorale në rajon. Sipas tij, reformat e ndërmarra e kanë shndërruar shtetin në një ndër vendet me standardet më të larta të sigurisë në kontinentin evropian.
“Ky përparim e ka bërë Kosovën edhe njërin prej vendeve më të sigurta në Evropë. Nëntë në dhjetë qytetarë tanë ndjehen të sigurtë të ecin vetëm natën. Dhe përmirësimi më i madh në siguri dhe në sundimin e ligjit ka ndodhur në veri të vendit tonë”, u shpreh Kurti, duke veçuar edhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik.
Sa i përket agjendës euro-atlantike, kryeministri garantoi se autoritetet vendase janë të përkushtuara për të realizuar plotësisht çdo reformë të kërkuar.
“Ju siguroj se asnjë reformë evropiane nuk do të mbetet prapa. Ajo që bllokada në Parlamentin tonë mund të lërë prapa janë fondet evropiane për këto reforma. Dhe kjo natyrisht që është për t'u ardhur keq”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: