Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Lotët dhe telefonata që ndryshuan historinë: Prapaskena e paprecedentë e triumfit të Luka Modriç për 'Topin e Artë'

Redaksia Lajmetereja • 01-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Lotët dhe telefonata që ndryshuan historinë: Prapaskena e paprecedentë e triumfit të Luka Modriç për 'Topin e Artë'
“Është një ndjenjë unike dhe nder. Kam shumë emocione që është e vështirë t’i shpreh. Të gjithë fëmijët kanë ëndrra, e imja ishte të luaja në një ekip të madh dhe të fitoja trofe. ‘Topi i Artë’ është më shumë se një ëndërr. Prandaj është nder dhe privilegj ta marr këtë trofe. Nëse e kam fituar, është sepse kam bërë diçka të veçantë këtë vit”. Këto ishin fjalët e ngarkuara me emocione të Luka Modriç, në atë kohë 33-vjeçar, të thëna në dhjetor të vitit 2018, kur ukurorëzua zyrtarisht si futbollisti më i mirë në rruzull. Tani, afro tetë vite më vonë, ish-drejtori i revistës prestigjioze “France Football”, Pascal Ferré, ka zbuluar për “RMC Sports” detajet e fshehta të atij edicioni historik dhe mënyrën se si mesfushori kroat kuptoi se kishte fituar çmimin e madh. Afërsisht dy javë përpara se të mbahej ceremonia zyrtare, Ferré kontaktoi përmes një telefonate yllin e Real Madridit për ta vënë në dijeni për vendimin e votimit. Gjatë thirrjes së parë, Modriç nuk e hapi telefonin: “Më telefonoi përsëri pas pesë ose gjashtë minutash. Dhe e njoftova se kishte fituar. I thashë: Mirë se erdhe në familjen e Topit të Artë”. Reagimi i mesfushorit ishte i papritur dhe tejet prekës: “Pastaj, nuk kisha askënd në anën tjetër të telefonit. Madje pata përshtypjen se telefonata ishte ndërprerë. Pati një heshtje emocionuese, mund t’i dëgjoja lotët e tij. Më pas e mblodhi veten dhe më pyeti nëse ishte e vërtetë. I thashë: Mos fol për këtë. A mund t’ia tregoj gruas sime, më pyeti”. Më vonë, gjatë bisedës, vetë Modriç i shpjegoi Ferrés arsyen e vërtetë pse nuk is përgjigjur në thirrjen e parë: “Kur më telefonove për të ma thënë dhe nuk u përgjigja, nuk ishte sepse isha i zënë, por sepse pashë numrin tënd në ekran dhe e dija çfarë do të më thoje. Më pushtoi emocioni dhe nuk munda të të përgjigjesha”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar