Kronikë
Tragjedia në Podujevë: Gjykata shpall fajtor Arbër Havollin dhe e dënon me 20 vjet heqje lirie
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë vendimin përfundimtar për Arbër Havollin, i cili akuzohej për privimin nga jeta të personit me inicialet B.S., ngjarje kjo e regjistruar në shtator të vitit 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Pas pranimit të fajësisë gjatë shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues i ka shqiptuar atij një dënim unik prej 20 vitesh burgim. Konkretisht, për veprën penale të vrasjes, shkalla e parë e dënoi me 19 vite burg, ndërsa për mbajtjen e armës pa leje iu caktua një dënim prej 2 vitesh.
Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 13 maj 2026, i pandehuri Arbër Havolli kishte shprehur pendesë të thellë për ngjarjen e rëndë. "Më vjen keq për rastin që ka ndodhë, nuk kam dashtë me ndodhë kjo, i kërkoj familjes falje," ishte shprehur ai, duke shtuar se ndonëse fillimisht nuk e kishte pranuar akuzën e parë, ai kishte pranuar fajësinë vetëm për armëmbajtjen pa leje, përpara se më vonë procesi të merrte këtë epilog.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: