Sport
Besa Famgas e nis me sukses sezonin e ri, përmbysje dramatike ndaj Deçanit në 'Karagaçi'
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Besa Famgas ka regjistruar fitoren e parë në edicionin 2026/2027 të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj, duke mposhtur ekipin e Deçanit në një përballje mjaft të luftuar.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën mbrëma në palestrën sportive 'Karagaçi', në një atmosferë të zjarrtë, u mbyll me rezultatin 30:25 në favor të pejanëve. Ndonëse mysafirët nga Deçani treguan lojë më të mirë gjatë pjesës së parë duke mbajtur epërsinë për një kohë të gjatë, Besa Famgas arriti ta konsolidojë lojën para pushimit, duke barazuar shifrat në momentet e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, hendbollistët e Besa Famgas morën kontrollin e plotë të takimit, duke menaxhuar epërsinë deri në vërshëllimën e fundit dhe duke siguruar kështu dy pikët e para të kampionatit.
Paraqitje mbresëlënëse te fituesit pati Jon Muqolli, i cili ishte golashënuesi më i mirë me shtatë gola, i ndjekur nga Deniz Terziqi me gjashtë dhe Ilir Istrefaj me pesë gola të shënuar.
Në anën tjetër, te skuadra e Deçanit u dalluan Egzon Gjuka me shtatë gola dhe Albi Gjuka, i cili kontribuoi me gjashtë sosh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: