Aktuale
Zhvillimet e fundit në Mitrovicë: AKR mbledh gazetarët pas prishjes së koalicionit nga Faton Peci
Reklamë e Sponsorizuar
Aleanca Kosova e Re (AKR), dega në Mitrovicë, ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media, gjatë së cilës do të bëhet i ditur qëndrimi zyrtar rreth situatës së krijuar politike në këtë komunë, si dhe vendimit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, për prishjen e koalicionit qeverisës me këtë subjekt.
Sipas njoftimit zyrtar drejtuar mediave, takimi me gazetarët është planifikuar të zhvillohet nesër, më 1 tetor, duke filluar nga ora 11:00, në hapësirat e oborrit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.
"Gjatë kësaj konference do të bëhet publike platforma dhe qëndrimi i degës sonë lidhur me këtë zhvillim të papritur, si dhe do të diskutohen hapat e ardhshëm politikë që do të ndërmarrim", theksohet në njoftimin e dërguar për media.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: