Aktuale
“Mbetën në gjysmë shumë ëndrra” – Egzoni rrëfen dhimbjen e thellë pas humbjes tragjike të mikut të tij, Laurent Krasniqit
Reklamë e Sponsorizuar
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga ndarja tragjike nga jeta e Laurent Krasniqit, plagët emocionale për mikun e tij të ngushtë, Egzon Sahitin, mbeten të hapura dhe të dhimbshme.
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe tërheqjeje të plotë nga rrjetet sociale ku dikur ishte shumë aktiv, Egzoni ka vendosur të flasë publikisht, duke iu përgjigjur mesazhit prekës të një ndjekësi.
“Vllaqko, dhimbja është shumë e rëndë për krejt neve, po kena nevojë si popull për buzëqeshjen e juve”, i kishte shkruar ndjekësi, duke e ftuar me kujdes që gradualisht t'i kthehet jetës së tij të përditshme.
Përballë këtij mesazhi mbështetës, Egzoni është përgjigjur shkurt, por me fjalë që pasqyrojnë qartë peshën e madhe të mungesës së mikut të tij.
“Dhimbja është e madhe, sepse bashkë me të mbetën në gjysmë edhe shumë ëndrra, plane e momente që duhej t’i jetonim bashkë”, u shpreh ai.
Kujtojmë se Laurent Krasniqi u nda nga jeta në fillim të muajit shtator, duke lënë pas një trishtim të madh. Miqësia e tij e ngushtë me Egzonin ishte tejet e dashur për publikun, pasi ata ndanin shpesh çaste argëtuese në ekran, por edhe projekte e plane të përbashkëta që fatkeqësisht mbetën të parealizuara.
Ky është reagimi i parë kaq i hapur dhe emocional i Egzonit, i cili tregon hapur boshllëkun e madh që i ka krijuar largimi i parakohshëm i shokut të tij të jetës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: