Sport
Nga paraqitja e shkëlqyer në fushë te vlerësimi zyrtar: Genoa reagon për Mario Mitajn pas triumfit kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ishte një nga protagonistët kryesorë në ndeshjen kundër San Marinos, ku u aktivizua nga minuta e parë dhe la shenjë me paraqitjen e tij. Përfaqësimi i tij u vlerësua lart edhe nga analistët e statistikave, të cilët i dhanë notën 8.1, duke e renditur mes lojtarëve më të spikatur të fushës për kuqezinjtë.
Menjëherë pas përfundimit të sfidës, talenti shqiptar ka përdorur llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram për të ndarë emocionet me ndjekësit, duke shkruar: "Një fitore e rëndësishme. Faleminderit për mbështetjen tifozë kuq e zi, ju presim në ndeshjen e radhës".
Ky paraqitje e fortë nuk ka kaluar pa u vënë re as në Itali, ku klubi i Genoa-s ka bërë një reagim zyrtar kushtuar futbollistit të tij. Në njoftimin e klubit theksohet: "Mitaj dhe Ellertsson u paraqitën në fitoret e Shqipërisë dhe Islandës, Liga e Kombeve".
Për mbrojtësin e majtë, ky takim shënoi një rikthim të rëndësishëm në formacionin startues, pasi në sfidën e mëparshme kundër Bjellorusisë e kishte nisur takimin nga stoli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: