Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Debat i tensionuar në Mitrovicë të Veriut: Asamblistët shqiptarë akuzojnë kryesuesin për ndërprerje të fjalës

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Debat i tensionuar në Mitrovicë të Veriut: Asamblistët shqiptarë akuzojnë kryesuesin për ndërprerje të fjalës
Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, pasi asamblisti Marko Jakshiq kërkoi shtimin e një pike në rendin e ditës, e cila kishte të bënte me situatën e fundit në veri dhe zhvillimet e fundit në këtë komunë. Gjatë fjalës së tij, Jakshiq përmendi arrestimin e nëntë qytetarëve në Zubin Potok, si dhe pretendimet rreth ndalimit të punimeve në një projekt komunal, duke kërkuar që kuvendi të diskutojë për këto ngjarje dhe të miratojë një deklaratë zyrtare për qëndrimet e tij. Kësaj kërkesë iu kundërpërgjigj asamblistja Aida Ferati-Doli, e cila theksoi se çështjet e ngritura nga kolegu i saj nuk duhet të politizohen apo të marrin konotacion etnik, veçanërisht kur bëhet fjalë për pronat e ndërmarrjes “Trepça”. “Zotëri koleg asamblist i ka përmendur çështjet e njëjta. Kështu që kësaj radhe nuk kam çare pa reaguar. Po i përmend disa herë pronat e ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe po dëshiroi t’i lidhni politikisht, për shkak se këto prona po merren nga ndërmarrja vetëm në veriun e Mitrovicës gjë që nuk është e vërtetë. Ndërmarrja ‘Trepça’, e cila punon dhe vepron në Mitrovicë, ka prona edhe në komuna të tjera. E njëjta ndodh edhe në komuna të tjera, kështu që iu kisha lutur, sa i përket këtyre pronave, pronat i takojnë ndërmarrjes, gjë që ua ka dëshmuar edhe me gjyq që janë të ndërmarrjes. Kështu që iu kisha lutur, zotëri Jakshiq, mos i ndërlidhni çështjet politike duke dashur t’i ktheni në etnike. Këto prona janë, kudo që ka ndërmarrja ‘Trepça’, prona”, u shpreh Ferati-Doli. Debati eskaloi kur kryesuesi i Kuvendit, Ivan Zaporozhac, ia ndërpreu fjalën asamblistes Ferati-Doli me arsyetimin se tema nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Kjo masë solli reagimin e ashpër të saj, e cila e akuzoi kryesuesin se po u mbyll goja në mënyrë të padrejtë asamblistëve shqiptarë. “Jo, jo, nuk jemi duke folur për rendin e ditës, z. kryesues. Nuk jemi duke folur për rendin e ditës. Na jepni fjalën para rendit të ditës. Kështu që nuk është hera e parë që tentoni të na merrni fjalën, zotëri kryesues. Ju lutem, na lini të flasim. Pse gjithmonë ndodh kjo, na ndërpritni fjalën te unë ose te kolegu shqiptar asamblist? A po kupton? Asnjërit tjetër nuk ia ndalni fjalën. Jo, të lutem, mos më prek. (Ndërhyn Ivan Zaporozhac: Kjo tash nuk është në rendin e ditës dhe nuk mund të flasim... Mund të flisni sa të doni... Nuk ju lë ta përfundoni fjalën) Kështu që… të lutem, më lë ta përfundoj. Nuk mund të ma ndërpritni fjalën. Në rend të ditës jam, as zoti Jakshiq nuk ishte në rendin e ditës. As zoti Jakshiq nuk ishte në rendin e ditës. Jo, kështu flasim, na jep të drejtën me fol. Lëmë të përfundoj. Unë flas çka të dua. Epo, vazhdojmë pra kështu seancën. Mediat duhet parë që asamblistëve shqiptarë u ndërpritet fjala. Asnjë tjetri nuk iu ndërpritet fjala, nuk është në rregull, absolutisht”, deklaroi ajo gjatë përplasjes. Tensioni në sallë u shtua edhe më tej kur në diskutim u përfshi asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Emir Azemi, i cili e qortoi kryesuesin për mënyrën se si po e drejtonte seancën komunale. “Nëse një koleg gjatë zhvillimit të seancës propozon një pikë të rendit të ditës, ju si kryesues nuk duhet ta keqpërdorni pozitën, duhet ta ushtroni në mënyrë të drejtë, t’i jepni mundësi debatit, sepse nëse kolegu propozon një pikë të rendit të ditës, unë duhet ta kundërshtoj me argumente ose t’i shtroj pyetje pse po e shton atë pikë të rendit të ditës”, theksoi Azemi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar