Aktuale
Dimri mbërrin në Dardhë, ja gjendja aktuale e aksit rrugor që të çon në zonën turistike
Reklamë e Sponsorizuar
Reshjet e para të dëborës kanë bërë që Dardha të marrë pamjen e saj dimërore, duke sjellë zbardhjen e një pjese të rrugës që lidh Korçën me këtë zonë mjaft të frekuentuar turistike.
Si pasojë e rënies së ndjeshme të temperaturave, zona malore është përfshirë nga reshjet e borës. Menjëherë pas kësaj situate, ekipet e mirëmbajtjes janë dislokuar në terren me mjetet e nevojshme borëpastruese, duke ndërhyrë për të garantuar pastrimin e shtresës së dëborës dhe për të mbajtur qarkullimin të pandërprerë.
Aktualisht, aksi rrugor Korçë–Dardhë mbetet tërësisht i kalueshëm dhe trafiku po vijon pa asnjë pengesë apo vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
Megjithatë, autoritetet apelojnë për vigjilencë të shtuar për shkak të kushteve të ndryshueshme të motit dhe temperaturave të ulëta. Udhëtarët këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë kalimit në segmentet malore, ku prania e dëborës mund të ndikojë në sigurinë rrugore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: