Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Bora zbardh Kukësin, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Kombit

Redaksia Lajmetereja • 28-11-2026 21:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bora zbardh Kukësin, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Kombit
Reshjet e dëborës që kanë përfshirë verilindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit. Vështirësi në qarkullimin e automjeteve janë hasur edhe në hyrje të tunelit të Kalimashit, për shkak të reshjeve të dëborës. Ulja e ndjeshme e temperaturave në qarkun e Kukësit ka bërë që reshjet e shiut t’ua lënë vendin atyre të dëborës, të cilat vijojnë me intensitet. Reshjet kanë përfshirë edhe qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat e larta malore trashësia e dëborës në qafat e maleve ka kaluar 10 centimetra. Në akset rrugore nacionale kanë nisur punën borëpastrueset për largimin e dëborës dhe hedhjen e kripës, me qëllim mbajtjen e rrugëve të kalueshme. Drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në akset Kukës–Shishtavec, Bushtricë, Qafë Mali, Krumë–Kam–Tropojë, Bajram Curri–Valbonë dhe Qafë Morinë këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore. Për shkak të vijimit të reshjeve të dëborës, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar