Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Dëbora mbulon Peshkopinë, automjetet “ngecin” në rrugë nga mungesa e gomave dimërore

Redaksia Lajmetereja • 28-11-2026 19:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dëbora mbulon Peshkopinë, automjetet “ngecin” në rrugë nga mungesa e gomave dimërore
Reshjet e dëborës kanë përfshirë qytetin e Peshkopisë, duke nisur me intensitet të lartë dhe duke zbardhur brenda pak minutash rrugët dhe hapësirat e qytetit. Në zonat e thella malore, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e thella apo në akset rrugore në administrim të Bashkisë Dibër. Ndërkohë, trafik është krijuar në një pjesë të aksit Peshkopi–Maqellarë, në zonën e Melanit, ku janë konstatuar edhe disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Shkak për vështirësitë në qarkullim dyshohet të jetë mosndërrimi në kohë i gomave nga drejtuesit e mjeteve, ndonëse për zonat malore afati i përcaktuar për vendosjen e gomave dimërore është 15 nëntori.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar