Aktuale
Prishtina do të nderojë Nënë Terezën me një mural madhështor në qendër të qytetit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur një nismë të re simbolike për kryeqytetin, duke konfirmuar se një mural dedikuar Nënë Terezës do të vendoset në një prej lokacioneve më kryesore të qytetit.
Nëpërmjet një komunikimi publik, i pari i kryeqytetit ka vlerësuar se figura e humanistes shqiptare meriton një vend nderi në zemër të Prishtinës, duke garantuar se ky projekt do të realizohet pikërisht në këtë hapësirë.
Ky njoftim është bërë në një moment simbolik, teksa kryetari i Prishtinës ka shfrytëzuar rastin që përmes këtij mesazhi t’u urojë të gjithë qytetarëve Ditën e Flamurit.
“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Aty do të jetë! Urime Dita e Flamurit!”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: