Politikë
Incident i rëndë në fluturim: Kryeministri izraelit flet për tentativë të pilotit për të rrëzuar avionin
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të aformuar se një pilot dyshohet se ka tentuar që të rrëzojë mjetin fluturues, pasi paraprakisht kishte sulmuar me thikë kolegun e tij gjatë një udhëtimi ajror në drejtim të Izraelit.
Sipas dëshmisë së kreut të qeverisë izraelite, pas incidentit, avioni ka hyrë në një manovër rrotullimi dhe ka nisur të zbresë me shpejtësi. Ndërhyrja e shpejtë e një pasagjeri izraelit dhe e një punonjësi të ekuipazhit ka qenë vendimtare, pasi ata kanë arritur të futen në kabinë dhe të neutralizojnë agresorin. Menjëherë pas tyre, një tjetër anëtar i stafit ka hyrë për të marrë kontrollin, duke bërë të mundur stabilizimin e fluturimit.
Netanyahu i ka lartësuar udhëtarin dhe punonjësit e ekuipazhit, duke i quajtur ata “heronj” dhe duke theksuar se reagimi i tyre i shpejtë shmangu një katastrofë ajrore dhe shpëtoi jetë njerëzish.
Mjeti fluturues ka kryer një ulje të sigurt në aeroportin e Tabukut, në territorin e Arabisë Saudite, ndërkohë që të gjithë personat në bord ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet saudite kanë vënë në pranga pilotin përgjegjës për sulmin dhe po zhvillojnë hetime të mëtejshme me të.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: