Sport
Csaba Laszlo analizon barazimin me Laçin dhe zbulon “armikun” te Vllaznia
Reklamë e Sponsorizuar
Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi i “bardhë” ndaj Laçit, java e 13-të e Abissnet Superiore, ku pas kësaj përballjeje, foli për mediat trajneri Csaba Laszlo:
“Kishim mundësi të fitonim apo të humbnim ndeshjen. Laçi luajti shumë mirë në mesfushë.
Nuk luftuam mirë për topin e dytë. Në fund të ditës, kjo është një ndeshje futbolli. Ekipi që do të kishte shënuar, do të kishte fituar.
Rezultati më i drejtë ishte barazimi. Ndikoi mungesa e Manuel dhe Dros. Ky i fundit bën çdo ndeshje më shumë kilometra për ne, edhe pse nuk evidentohet shumë. Ai na jep edhe siguri për pjesën ofensive të ekipit. Dinamika e Emanuelit po ashtu ndikoi. Nuk jam këtu për të kritikuar lojtarët në publik.
Çdo njeri është një krijesë e ndërtuar me emocione dhe logjikë. Në pjesën ofensive, duhet të jemi më shumë të saktë dhe agresivë, sikurse të uritur për të përfunduar aksionet.
Ne nuk i shfrytëzuam rastet për gol. Në këtë kohë të shkurtër që jam këtu, i lumtur me lojtarët, të cilët kanë kuptuar logjikën time. Ne duhet të punojmë më shumë në finalizim dhe kreativitet. Armiku im është koha. Laçi ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Uroj Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: