Kronikë
Tensione në Tiranë: Pamjet e përplasjes së gruas me policinë gjatë protestës
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Gjatë operacionit për shpërndarjen e turmës, një grua është rrëzuar në rrugë pas një konflikti të drejtpërdrejtë me një efektiv policie.
Në materialet filmike të siguruara, gruaja shihet duke mbajtur një çadër shiu në dorë, ndërsa hyn në një përballje fizike me policin, të cilin e godet. Në kundërpërgjigje, punonjësi i policisë e shtyn, duke bërë që ajo të humbasë ekuilibrin dhe të përfundojë në tokë mes kaosit të krijuar në zonën e protestës.
Menjëherë pas rrëzimit, disa protestues të pranishëm kanë ndërhyrë për ta ndihmuar gruan, duke e asistuar atë që të ngrihet dhe të largohet nga vija e parë e përplasjeve. Në ato momente, ajo është tërhequr zvarrë për t'u nxjerrë jashtë zonës së rrezikut.
Ky incident ka ndodhur në kuadër të ndërhyrjes së gjerë të forcave të rendit, të cilat për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të shpërndarë protestuesit, kanë angazhuar trupat e FNSH-së dhe kanë përdorur autobotët me ujë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: