Politikë
Në frymën e festave të Nëntorit, Ferat Shala viziton bashkëluftëtarin Hysen Krasniqi në Negroc
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të kremtimit të festave të nëntorit, ish-deputeti Ferat Shala ka zhvilluar një vizitë në ambientet e ish-bazës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Akademisë Ushtarake “Hamëz Jashari” në fshatin Negroc të Drenasit, ku është pritur nga bashkëluftëtari i tij, Hysen Krasniqi.
Sipas Shalës, ky takim shkoi përtej karakterit thjesht miqësor, duke u shndërruar në një dëshmi të vlerësimit dhe falënderimit të ndërsjellë për sakrificat dhe sfidat e kaluara gjatë luftës çlirimtare.
“Hyseni, si gjithmonë në bazë!”, ka vënë në dukje Shala përmes një postimi të tij.
Gjatë këtij takimi, në shenjë mirënjohjeje të thellë, ish-deputeti i ka dorëzuar mikut dhe bashkëluftëtarit të tij kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ai e ka vlerësuar këtë dokument si dëshminë më kuptimplonë të përpjekjeve shekullore, mundit dhe qëndresës së popullit shqiptar drejt realizimit të idealit për liri dhe shtetformim.
“Gëzuar Nëntorët e Lavdisë!”, ka përmbyllur mesazhin e tij Shala.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: