Sport
Përshkallëzohet protesta: Sulmohet me molotov hyrja e Ministrisë së Mjedisit, ndërhyn policia
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta kombëtare ka shënuar momente të tensionit të lartë, të cilat janë zhvendosur edhe në ambientet e jashtme të Ministrisë së Mjedisit, ku situata ka dalë për pak jashtë kontrollit.
Një grup i organizuar protestuesish është afruar drejt godinës institucionale, ku pasi kanë thyer derën e hyrjes, kanë hedhur kokteje molotov në ambientet e brendshme dhe në afërsi të saj, duke rrezikuar sigurinë e objektit.
Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Një autobot i policisë është pozicionuar në zonë dhe ka përdorur ndërhyrjen me ujë nën presion për të shpërndarë turmën e protestuesve dhe për t'i larguar ata nga perimetri i ministrisë.
Këto përplasje të dhunshme vijnë si vazhdimësi e skenave të tensionit të shënuara në disa pika strategjike të kryeqytetit, ku strukturat policore janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës dhe autobotë, ndërsa nga ana tjetër protestuesit janë kundërpërgjigjur vazhdimisht me hedhjen e molotovëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: