Sport
Keqpërdorimi i simboleve kombëtare, gazetari Gëzim Mekuli shpërthen në reagim pas tensioneve në Tiranë
Reklamë e Sponsorizuar
Gazetari dhe analisti Gëzim Mekuli ka drejtuar kritika të ashpra lidhur me mënyrën se the po trajtohet flamuri kombëtar, duke e lidhur atë me protestat e fundit dhe përplasjet e dhunshme mes qytetarëve dhe forcave të rendit në kryeqytetin shqiptar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mekuli ka theksuar se simboli ynë kuqezi po shfrytëzohet padrejtësisht për agjenda ditore politike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, duke dënuar vendosjen e tij mbi mjetet e përdorura për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë dhe përmendjen e emrit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për manipulim e përfitime.
"O flamur, çfarë poshtërsie po bëjnë me ty! Në Tiranë, të vendos mbi autobotët dhe në kërbaçët që dhunojnë popullin protestues. Në Kosovë, në emrin e UÇK-së, të përdorën për 20 vjet rresht për manipulime politike, vjedhje e plaçkitje", ka shprehur ai ndër të tjera.
Duke e mbyllur reagimin e tij me një thirrje drejtuar figurave historike të kombit, gazetari ka shtuar: "Një poshtërsi këtu, një poshtërsi atje; dikush të përdor për të mbuluar dhunën dhe diktaturën, dikush tjetër për të mbuluar hajnitë. Sa po të (keq)përdorin o Flamur. Na fal, o Isa Boletin, Ismail Qemali e Adem Jashari!"
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: