Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Inovacioni shqiptar që synuje pushtojë botën: Çifti nga Kosova prezanton platformën globale të turizmit 'GoFlyAdventure'

Redaksia Lajmetereja • 28-11-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Inovacioni shqiptar që synuje pushtojë botën: Çifti nga Kosova prezanton platformën globale të turizmit 'GoFlyAdventure'
“Nuk kemi dashur të krijojmë edhe një faqe tjetër rezervimesh. Kemi dashur të ndryshojmë mënyrën se si udhëton bota. Ne e bëmë udhëtimin të thjeshtë, të plotë dhe pa stres. Që sot, kjo ide e lindur në trojet shqiptare u shërben njerëzve në mbarë botën”. Me këto fjalë, Arsim Vranovci prezanton projektin ambicioz që ai dhe bashkëshortja e tij, Delvina, e kanë ndërtuar me përkushtim së bashku me tre partnerë austriakë. Bëhet fjalë për dy shqiptarë nga Kosova që Shqipërinë e panë si shtëpinë e tyre, vendin ku i hodhën themelet e ëndrrave të tyre dhe prej nga po lansojnë “GoFlyAdventure”, platformën e parë që integruan mbi 25 shërbime turistike dhe një mori nënshërbimesh në vetëm një rezervim të vetëm. Data e lançimit nuk është caktuar rastësisht, pasi përkon me 28 Nëntorin, ditën e shënuar kur çdo shqiptar kudo në botë ndihet krenar. Kjo datë shërben si një dëshmi e fortë se shqiptarët nuk shquhen vetëm për mikpritjen e tyre tradicionale, por janë gjithashtu vizionarë dhe krijues të së ardhmes. Platforma e re revolucionarizon turizmin duke mundësuar akomodim, jahte, aventura, kulturë dhe gastronomi përmes një fature të vetme, një pagese dhe një bilete të vetme. E veçanta e kësaj nisme është edhe “DuEmma”, asistentja e integruar me inteligjencë artificiale. Mjaftojnë vetëm destinacioni dhe buxheti që ju keni në dispozicion, dhe ajo harton itinerarin e plotë të udhëtimit në 51 gjuhë të ndryshme. Me një qëllim krejtësisht të qartë për t'u dalë përballë gjigantëve ndërkombëtarë të turizmit dhe për ta lehtësuar në maksimum eksperiencën e udhëtimit, ky projekt sjell një kthesë rrënjësore në mënyrën se si njerëzit planifikojnë pushimet e tyre, një ide që ideatori i saj e kishte skicuar ndër vite. Ideja e këtij projekti ka nisur që në vitin 2004. Për plot 22 vjet, sugjerimi i të tjerëve ka qenë gjithmonë që ta zhvillonte në Austri apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Arsim Vranovci vendosi t'i qëndrojë besnik Shqipërisë, i udhëhequr nga vargjet e poetit Naim Frashëri: „Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar“. Sot, selia qendrore e kësaj kompanie ndodhet në Shqipëri, ndërsa zyrat e saj do të shtrihen gjithashtu në Austri dhe në SHBA, duke hyrë fuqishëm në tregun ndërkombëtar me synimin për të vendosur standarde të reja dhe për të dëshmuar potencialin global që buron nga Shqipëria. Hapja zyrtare e platformës do të bëhet më 28 Nëntor nga qyteti i Durrësit. Duke filluar që nga dita e nesërme, sistemi do të jetë i hapur për të gjithë ofruesit e shërbimeve turistike, ndërsa shumë shpejti edhe vetë udhëtarët do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër eksperiencën e udhëtimit përmes GoFlyAdventure.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar