Sport
Humbja dramatike ndaj Teutës, trajneri i Vorës: Mungesa e pjekurisë na doli në pah, dëmtohet rëndë Frroku
Reklamë e Sponsorizuar
Vora nuk ka mundur të shmangë humbjen në përballjen ndaj Teutës, e cila u luajt në kuadër të javës së 13-të në Kategorinë Superiore dhe përfundoi me rezultatin 2-3. Pas këtij dueli të fortë, trajneri i skuadrës vorake, Arjan Bellai, ka analizuar paraqitjen e të besuarve të tij përpara mediave.
Në nisje të prononcimit të tij, tekniku Bellai ka kushtuar një vëmendje të veçantë dëmtimit të lojtarit Frroku, duke i uruar shërim të shpejtë, teksa konfirmoi se ai do të mbetet jashtë fushave për një periudhë gjashtëmujore, duke e cilësuar këtë si një prej sfidave të pashmangshme të sportit. Më pas, ai kaluar te analiza e ndeshjes, duke pranuar se skuadra e tij ka kryer gabime të papranueshme dhe se shfaqin teprime në disa momente të caktuara të lojës.
Sipas Bellait, pjesa e parë u interpretua mirë nga Vora, ndërsa vlerësoi Teutën si një kundërshtar me përvojë të madhe. Edhe pse përgëzoi futbollistët e tij për angazhimin dhe djersën e derdhur në fushë, trajneri nuk ngurroi të shprehë pakënaqësinë e tij për minutat e fundit, periudhë në të cilën ekipi nuk arriti të shfrytëzojë avantazhin numerik pasi Teuta mbeti me 10 lojtarë, duke dëshmuar mungesë eksperiencë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar barazimin.
Gjatë analizës taktike, trajneri u ndal te kushtëzimet pas pësimit të golave, duke pranuar se skuadra nuk tregoi qetësinë e duhur për të finalizuar aksionet në kundërsulm. Ai theksoi se rezultati 1-1 i pjesës së parë duhej të ruhej, por presioni për të barazuar solli rrezikimin total, duke çuar te goli i tretë i durrsakëve dhe dështimin për të depërtuar nga krahët.
Në përmbyllje të fjalës së tij, i pyetur nëse duhet të kishin rrezikuar më herët, Bellai shpjegoi se një gjë e tillë u diskutua me stafin teknik gjatë pushimit të ndeshjes, por sistemi nuk mund të ndryshohet në mënyrë të menjëhershme. Megjithatë, ai vlerësoi pozitivisht aktivizimin e lojtarëve si Hasa dhe Ruçi, të cilët pavarësisht se ishin në minutat e tyre të para, treguan karakter të lartë dhe shpirt gare në fushën e blertë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: