Kronikë
“Kjo është një tentativë për vrasje!” – Reagimi i ashpër i Taulant Ballës pas plagosjes së efektivit nga molotovët
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dënuar sërish aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit të 28 Nëntorit, duke e cilësuar si një tentativë për vrasje ngjarjen ku një punonjës i policisë u përfshi nga flakët si pasojë e hedhjes së bombave molotov.
Nëpërmjet një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla ka shprehur shqetësimin dhe pikëpyetjet e tij lidhur me qasjen që sistemi i drejtësisë do të ketë ndaj akteve të tilla të dhunshme të ndodhura gjatë protestës.
“Kjo është tentativë për vrasje! Polici merr flakë nga bombat molotov dhe prapë Policia e ka fajin?! Kjo është mjaft! Apo prapë të hënën do dalë dikush në Gjykatën e Tiranës dhe do thotë nuk ka prova për dhunë?”, shkruan Balla në mesazhin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: