Sport
Ndeshje spektakolare dhe me karton të kuq, Teuta merr fitore të madhe në fushën e Vorës
Reklamë e Sponsorizuar
Teuta ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 3-2 ndaj Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Ndeshja, e cila u zhvillua në stadiumin e Vorës, dhuroi emocione të shumta dhe pesë gola për tifozët e pranishëm. Vendasit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 3-të, kur Trajkov realizoi pas një krosimi perfekt nga goditja standarde, duke mposhtur portierin Brandon.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova nuk vonoi të reagojë, duke barazuar shifrat në minutën e 37-të me anë të Pedros. Me fillimin e pjesës së dytë, durrsakët përmbysën gjithçka, ku Kallaku shënoi golin e dytë në minutën e 56-të, ndërsa Boçi çoi rezultatin në 3-1 në minutën e 69-të.
Momentet e tensionit nuk munguan kur Zogos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Teutën me dhjetë lojtarë dhe duke i dhënë një penallti Vorës. Nga pika e bardhë, Clemente u tregua i saktë duke ngushtuar diferencën në 2-3.
Pavarësisht përpjekjeve të fundit nga vendasit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kjo fitore i lejon durrsakët të arkëtojnë tri pikët e plota dhe të ngjiten në kuotën e vetëm një pike larg Egnatias kryesuese.
Nga ana tjetër, ky rezultat rëndon ndjeshëm pozitat e Vorës në tabelën e klasifikimit, e cila mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Partizani që pozicionohet një shkallë më poshtë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: