Sport
Gjiganti evropian kërkon transferimin e Ardon Jasharit gjatë merkatos së dimrit
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi holandez, PSV Eindhoven, ka shprehur interesim konkret për të siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar të Milanit, Ardon Jashari, gjatë afatit kalimtar të muajit janar. Kështu raporton gazetari i njohur Sacha Tavolieri.
Përfaqësuesi i kombëtares së Zvicrës është shndërruar në prioritet kryesor për drejtuesit e skuadrës nga Eredivisie, të cilët kanë nisur tashmë kontaktet e para me agjentët e lojtarit për të shqyrtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Strategjia e PSV-së konsiston në një formulë huazimi, e cila do të përfshijë edhe një opsion blerjeje në fund të sezonit për 24-vjeçarin, i cili aktualisht po gjen hapësira të kufizuara për shkak të konkurrencës së lartë në radhët e kuqezinjve.
Edhe pse ka qenë titullar i padiskutueshëm në të gjitha sfidat e UEFA Europa League, Jashari është aktivizuar nga minuta e parë në vetëm tri nga 10 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A. Megjithatë, ai la shenjë javën e kaluar duke gjetur rrugën e rrjetës në triumfin 5-1 kundër Frosinones.
Kujtojmë se Jashari iu bashkua “Rossonerëve” vitin e kaluar nga Club Brugge për shifrën e majme prej 39 milionë eurosh. Periudha e tij e parë në “San Siro” nuk ka qenë e lehtë, pasi është shoqëruar me dëmtime të njëpasnjëshme dhe me mungesë të vazhdueshmërisë në fushën e gjelbër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: