Aktuale
Varrimi i mbetjeve mortore të intelektualit Adem Ademi, Faton Peci: Plaga 27-vjeçare u mbyll në Ditën e Flamurit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i ka dhënë lamtumirën e fundit intelektualit dhe veprimtarit Adem Ademi, pas gjetjes së mbetjeve mortore të tij dy dekada e gjysmë pas zhdukjes.
Përmes një mesazhi ngushëllimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Peci ka vlerësuar lart kontributin e tij, duke e cilësuar si një personalitet që mishëronte vlerat e atdhetarit, humanist dhe intelektualit të vërtetë.
“Lamtumirë, doktor Adem Ademi! Dr. Adem Ademi ishte një prej figurave që personifikonte intelektualin, atdhetarin dhe humanistin,” ka shkruar ndër të tjera kreu i Mitrovicës.
Gjatë fjalës së tij përkujtimore, Peci theksoi se megjithëse doktori kishte shëruar dhe lehtësuar dhimbjet e shumë njerëzve gjatë jetës së tij, fati i tij mbeti i pazgjidhur për një kohë të gjatë.
“Ai shëroi e mbylli shumë plagë, por për 27 vite la të hapur plagën e tij, për familjen, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën! Sot me 28 Nentor, lamtumirë doktor!” – përfundon reagimi i tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: