Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kitaristi i The Killers rrëfen betejën për jetën: Mjekët i dhanë vetëm 40% shanse mbijetese pas goditjes në tru

Redaksia Lajmetereja • 28-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kitaristi i The Killers rrëfen betejën për jetën: Mjekët i dhanë vetëm 40% shanse mbijetese pas goditjes në tru
Dave Keuning, kitaristi i grupit të njohur The Killers, ka ndarë me ndjekësit një ngjarje tronditëse nga jeta e tij personale, duke zbuluar se dy javë më parë ka përjetuar një goditje të rëndë në tru. Muzikanti 50-vjeçar bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm dhe se tashmë është në gjendje të luajë sërish kitarë njësoj si më parë. Rrëfimi i tij u publikua të enjten, më 26 nëntor, në kuadër të festës së Ditës së Falënderimit në Shtetet e Bashkuara. Sipas detajeve të bëra publike, një mpiksje gjaku bëjti që furnizimi me oksigjen të ndërpritej në hemisferën e djathtë të trurit. Gjatë mbërritjes në spital, ai vuante nga humbja e shikimit në njërin sy dhe paraliza e anës së majtë të trupit, ndonëse në ato momente kritike nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm për natyrën e vërtetë të urgjencës mjekësore që po kalonte. Keuning shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj bashkëshortes, Emilie, reagimi i së cilës ishte vendimtar për ta dërguar urgjentisht në spital dhe më pas në sallën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Ai tregoi se specialistët e shëndetësisë e kishin paralajmëruar se shanset e tij për mbijetese ishin vetëm 40 për qind, me rrezikun e lartë të pasojave të përhershme fizike, por fatmirësisht, falë një mrekullie, ai ia dolë mbanë. Artisiti zbuloi gjithashtu se instinkti i tij i parë pas zgjimit nga operacioni ishte testimi i aftësisë për të interpretuar në instrumentin e tij të preferuar. Duke qetësuar fansat, ai theksoi se lëvizshmëria e gjymtyrëve dhe aftësia e të folurit i janë rikthyer plotësisht në gjendjen e mëparshme. Në të njëjtin mesazh prekës, çifti ndau me publikun edhe një tjetër gëzim të madh, duke treguar se tre muaj më parë janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin Odette. Gjatë kësaj periudhe të vështirë rikuperimi, Keuning nuk la pa përmendur mbështetjen e palëkundur të kolegëve të tij të grupit, Brandon Flowers, Ronnie Vannucci Jr. dhe Mark Stoermer. Dave Keuning mbetet një ndër themeluesit kryesorë të formacionit muzikor me origjinë nga Las Vegasi. Edhe pse në vitin 2017 ai vendosi të shkëputet nga turnetë aktive me The Killers, ai iu bashkëpunëtorëve të tij në studio gjatë punës për albumin e vitit 2021, të titulluar "Pressure Machine".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar