Botë
Në Ditën e Flamurit, KFOR-i dërgon një urim të veçantë për trupat ushtarake shqiptare
Reklamë e Sponsorizuar
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përcjellë një urim zyrtar për pjesëtarët e ushtrisë shqiptare, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ky mision ka theksuar ndjenjën e krenarisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë, duke qëndruar krah aleatëve shqiptarë në këtë datë të shënuar.
"Krenar që shërbejmë dhe qëndrojmë përkrah aleatëve tanë shqiptarë, ndërsa ata festojnë Ditën e tyre Kombëtare", theksohet në mesazhin e përcjellë nga KFOR-i.
Postimi u mbyll me urimin festiv: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri! Gëzuar Ditën Kombëtare, ushtarë shqiptarë!”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: