Aktuale
Kthesë e papritur në Etihad: Gianluigi Donnarumma rrezikon largimin nga Manchester City
Reklamë e Sponsorizuar
E ardhmja e Gianluigi Donnarummës te Manchester City është vënë në pikëpyetje të madhe, ndonëse gardiani italian është i lidhur me një marrëveshje afatgjate me klubin anglez që skadon në verën e vitit 2030.
Sipas informacioneve nga mediat e huaja, portieri i njohur nuk ka arritur të përshtatet plotësisht me kërkesat dhe stilin e lojës që kërkon trajneri Enzo Maresca, duke krijuar një situatë të pasigurt për pozicionin e tij.
Përballë këtij skenari, flitet për një largim të mundshëm të Donnarummës nga stadiumi “Etihad” në përfundim të sezonit të ardhshëm, lëvizje kjo që mund të bëhet pjesë e një ristrukturimi më të gjerë në repartin e portës së kampionëve të Premier Ligës.
Kujtojmë se gardiani italian u transferua te City në vitin 2025, pasi u nda nga Paris Saint-Germain, duke firmosur një kontratë pesëvjeçare që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2030.
Aktualisht, Donnarumma arkëton rreth 12 milionë euro në sezon, ndërkohë që kartoni i tij në tregun ndërkombëtar të transferimeve llogaritet mes 45 dhe 50 milionë eurove.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: