Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Szymon Marciniak në qendër të stuhisë: Pas Manchester United, rikthehen akuzat e Barcelonës për arbitrimin e diskutueshëm

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 21:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Szymon Marciniak në qendër të stuhisë: Pas Manchester United, rikthehen akuzat e Barcelonës për arbitrimin e diskutueshëm
Gjyqtari polak, Szymon Marciniak, ndodhet sërish në qendër të kritikave pas barazimit 2-2 mes Manchester United dhe Sportingut në Ligën e Kampionëve. Vendimet e tij në këtë sfidë, duke përfshirë akordimin e dy penalltive për Sportingun, anulimin e dy golave për “Djajtë e Kuq” dhe lejimin e një goli të diskutueshëm ku pretendohej faull ndaj portierit Senne Lammens, kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha te tifozët dhe stafi i skuadrës angleze. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Marciniak përballet me akuza të tilla. Vëmendja është kthyer pas në kohë, drejt vitit 2025, kur Barcelona u eliminua në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nga Interi, pas një humbjeje 4-3 në “San Siro” dhe rezultatit të përgjithshëm 7-6. Atë kohë, lojtarët e Hansi Flickut ishin shprehur të revoltuar për një penallti të akorduar ndaj Pau Cubarsit pas një kontakti me Lautaro Martinezin, ndërsa pretendonin se gjyqtari kishte anashkaluar një prekje të topit me dorë nga Francesco Acerbi në zonën e Interit. Në atë përballje, tensionet arritën kulmin kur Marciniak ndryshoi vendimin për një penallti pas rrëzimit të Lamine Yamalit, si dhe pas pretendimeve të katalunasve për faull ndaj Gerard Martinit në momentin e golit të barazimit të Interit. Pas ndeshjes, mesfushori Pedri nuk i kurseu kritikat e ashpra, duke i kërkuar UEFA-s një hetim të detajuar mbi paraqitjen e arbitrit. “Nuk është hera e parë që na ndodh kjo me këtë gjyqtar. UEFA duhet ta shqyrtojë këtë çështje. Ka gjëra që nuk i kuptoj dhe që janë të vështira për t’u shpjeguar. Të gjitha rastet 50-50 shkuan në favor të tyre. Te penalltia ndaj Lamine Yamalit, ai nuk i dha karton të verdhë Mkhitaryanit, që do të ishte i dyti për të”, deklaronte asokohe Pedri, mbështetur edhe nga bashkëlojtari Inigo Martinez, i cili e cilësoi si të pafat drejtimin e ndeshjes. Në anën tjetër, pas ndeshjes së fundit të Manchester Unitedit, sulmuesi Joshua Zirkzee zgjodhi një qasje më të matur. Edhe pse pranoi se vendimet e arbitrit polak ndikuan negativisht në rrjedhën e lojës, ai theksoi se ekipi duhet të fokusohet te performanca e tij. “Padyshim që pati vendime kyçe që nuk shkuan në favorin tonë. Nuk duhet të merremi me gjyqtarin, por të shikojmë veten. Kjo ndikon te ne, nuk mund ta mohosh, por me ekipin që kemi duhet të sigurohemi që të fitojmë, pavarësisht rrethanave të krijuara nga arbitrimi”, u shpreh Zirkzee për kanalin zyrtar të klubit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar