Kronikë
Konflikt fizik mes disa personave në Fier, Policia ndërhyn dhe shoqëron tre të dyshuar
Reklamë e Sponsorizuar
Një incident i dhunshëm mes disa individëve është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit, konkretisht në zonën e njohur si lagjja “11 Janari”.
Menjëherë pas njoftimit për përplasjen, efektivët e rendit kanë mbërritur në vendngjarje për të vendosur qetësinë dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Autoritetet policore kanë bërë të mundur shoqërimin e tre prej personave të përfshirë në këtë ngjarje drejt ambienteve të komisariatit, ku po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës.
Për momentin, motivet që çuan në këtë konflikt mbeten ende të paqartë, ndërsa pritet që një nomunikatë zyrtare nga ana e policisë të hedhë dritë mbi detajet e ngjarjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: