Politikë
“Na shtuan vetëm një vezë, bravo qeverisë!”: Protestuesi ironizon pakon e ndihmës dhe bën thirrje për tubim masiv më 28 Nëntor
Reklamë e Sponsorizuar
Këtë të martë shënohet dita e 181-të e protestave të vazhdueshme kundër ekzekutivit dhe kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët kanë vazhduar të shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me situatën ekonomike dhe masat e ndërmarra nga qeveria.
Gjatë tubimit, një prej qytetarëve të pranishëm ka zgjedhur ironinë për të kritikuar paketën e masave për produktet bazë të shportës, duke u bërë njëkohësisht thirrje qytetarëve nga mbarë vendit që të bashkohen në një protestë masive me rastin e festës së 28 Nëntorit.
“Këtë flamur e kam valëvitur me krenari. Për këtë flamur kanë derdhur gjak bijtë dhe bijat tona dhe të gjithë të dalin në shesh,” u shpreh ai para protestuesve.
Më tej, duke iu referuar ndryshimeve në furnizimin me produkte, ai shtoi: “Nga 8 kokrra vezë që kemi marrë në janar do të marrim 9. Na ka shtuar një vezë, bravo. Kjo është qeveria që luan me popullin”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: