Sport
Pasojat e sulmit ukrainas në Bengazi: Rusia tërheq konvojet ushtarake nga Mesdheu
Reklamë e Sponsorizuar
Një grup anijesh ruse që po transportonin pajisje ushtarake drejt Libisë u detyrua të ndryshonte lundrimin në Detin Mesdhe, pasi dronët detarë të Ukrainës goditën dhe fundosën një anije luftarake të Moskës në portin e Bengazit më 22 nëntor, bëjnë të ditur burime ushtarake dhe të sigurisë për mediat britanike.
Ky zhvillim, i cili nuk ishte bërë publik deri më tani, dëshmon se Kremlini po merr masa urgjente për të garantuar sigurinë e flotës së tij detare, pas operacionit të suksesshëm ukrainas në territorin libian, i cili ndodhet rreth 2 000 kilometra larg vijës së frontit në Ukrainë.
Sipas një zyrtari të lartë ushtarak evropian që ka ndjekur nga afër lëvizjet detare ruse, një tjetër konvoj i shoqëruar nga fregata "Golovko" anuloi udhëtimin drejt Libisë pikërisht në ditën kur u regjistrua sulmi në portin e Bengazit.
Informacionet janë konfirmuar gjithashtu nga një përfaqësues i inteligjencës ushtarake të Ukrainës dhe një zyrtar i shërbimeve të sigurisë në Lindjen e Mesme, të cilët saktësuan se ky grup i dytë anijesh ruse ka ndërprerë lundrimin dhe tashmë ka hedhur thekret në brigjet e Algjerisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: